Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, e ka nisur shumë e re karrierën e saj.
Fillimisht, ajo u paraqit në spektaklin “Albanian got Talent”, teksa më pas në edicionin e parë të “The Voice of Albania” kur ishte vetëm 17 vjeçe.
Fifi kishte përfunduar në skuadrën e Sidritit, por nuk kishte shkuar më larg se te betejat, duke mos mbërritur kështu as në netët live.
Mirëpo pavarësisht kësaj, ajo nuk është zemëruar me ish-trajnerin e saj, dhe madje vazhdojnë të performojnë herë pas here bashkë në koncerte.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, në taksi me aktoren Rudina Dembacaj.
E pyetur nga aktorja nëse ia ka marrë inat Sidritit që nuk e çoi në fazat e mëtejshme të “The Voice”, Fifi u përgjigj se nuk i ka ngelur hatri aspak.
“Nuk doja të shkoja në finale, pasi mund të kisha rrjedhur psigjikisht se do më kishte hyrë vetja në qejf. Nuk kam menduar ta hedh nga shkallët, ai është shumë i mirë”, u shpreh këngëtarja. /Telegrafi/