Telegrafi

Befason Barcelona, interesohet për transferimin e Mandzukicit

Mario Mandzukic (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Mario Mandzukic ka përfunduar në radarin e klubit ta madh spanjoll, Barcelonës.

Sulmuesi kroat ka qenë shumë i përfolur për një largim nga Torino këtë verë, me Bayern Munichun klubin më të lidhur me të.

Megjithatë, një rikthim në Allianz Arena ka dështuar dhe tani në garë ka dalë një emër befasues, Barcelona.

Lexo po ashtu Barcelona dhe Juventusi diskutojnë për shkëmbimin e gjashtë lojtarëve - Suarez pjesë e bisedimeve

Sipas gazetës italiane Tuttusport, Barcelona po shikon mundësinë për të arritur një marrëveshje me Juventusin për sulmuesin Mandzukic.

Ylli kroat mund të vendos të kalojë në La Liga, me Bianconerët që thuhet se janë të interesuar që Ivan Rakitic të vijë në anën tjetër.

Të dy klubet gjithashtu janë lidhur me një transferim të madh parash për Neymarin në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/