Adele ka mohuar spekulimet e fundit se ajo ka bashkëpunuar me këngëtaren amerikane Beyonce, por ka thënë se do të dëshironte që një gjë e tillë të ndodhte.
“Kushdo që e ka thënë këtë spekulim, me siguri nuk ka bërë shaka pasi të gjithë që më njohin mua e dinë se prioriteti im në jetë, përveç fëmijës tim është Beyonce”, ka thënë Adele në një intervistë për Time.
“Vërtetë kam dashur që të bëjë një duet me dikë në albumin e ri. Kam folur me dikë për këtë, se me kë dëshiroj të bëj duet, por nuk arritëm ta bëjmë këtë për shkak të mos përputhjes së kohës dhe nuk mund të punonim së bashku. Nuk mund të ju them se kush është sepse do ju tregoj në të ardhmen, por nuk ishte Beyonce”, është shprehur Adele.
Albumi “25” është një nga albumet më të suksesshme në histori të muzikës, duke thyer rekorde në shitje.