Telegrafi

Befasitë në natën finale nuk mungojnë as për Stresin – e takon të ëmën dhe e performon këngën e re “Kosovë – Shqipëri”

Arkimed Lushaj – Stresi është ndër pesë finalistët e Big Brother VIP Kosova.

Ai në natën e sotme finale ka pasur emocione të shumta duke qenë se iu bënë disa befasi.

Fillimisht, ai mori një mesazh nga miku i tij i ngushtë, Noizy, me të cilin u pajtua pas një kohe të gjatë.

Reperi nga Shqipëria më pas u largua nga shtëpia e famshme në një ambient tjetër.

Lexo po ashtu Nata finale - Xhuli Nura merr mbështetje të madhe nga familja në Finlandë, vëllai ia bën dhuratë një unazë gjatë takimit emocionues në BBVK

Ai arriti në Klan Arena, ku ka performuar këngën e tij të re “Kosovë Shqipëri’ para mijëra shikuesve.

Pas performancës emocionuese, artistit të njohur iu bë një surprizë nga e ëma, për të cilën ka folur mjaft shumë brenda.

Megjithatë, befasitë nuk mbaruan me kaq për reperin, meqë në skenë për të kishte ardhur edhe Flori Mumajesi.

Stresit gjithashtu iu plotësua dëshira për realizimin e një dokumentari nga Art Motion. /Telegrafi/