Arkimed Lushaj – Stresi është ndër pesë finalistët e Big Brother VIP Kosova.
Ai në natën e sotme finale ka pasur emocione të shumta duke qenë se iu bënë disa befasi.
Fillimisht, ai mori një mesazh nga miku i tij i ngushtë, Noizy, me të cilin u pajtua pas një kohe të gjatë.
Reperi nga Shqipëria më pas u largua nga shtëpia e famshme në një ambient tjetër.
Ai arriti në Klan Arena, ku ka performuar këngën e tij të re “Kosovë Shqipëri’ para mijëra shikuesve.
Pas performancës emocionuese, artistit të njohur iu bë një surprizë nga e ëma, për të cilën ka folur mjaft shumë brenda.
Megjithatë, befasitë nuk mbaruan me kaq për reperin, meqë në skenë për të kishte ardhur edhe Flori Mumajesi.
Stresit gjithashtu iu plotësua dëshira për realizimin e një dokumentari nga Art Motion. /Telegrafi/