Këngëtarja Fifi është e pëlqyer nga një numër i madh njerëzish për krijimet e saj muzikore.
Ajo është vazhdimisht aktive në treg me projekte të reja muzikore, që gjithnjë priten mirë nga publiku.
Së fundmi, këngëtarja nga Kosova është duke e shijuar qëndrimin në një prej qyteteve më të bukura të Italisë, Milano.
Teksa shëtitej në një prej destinacioneve më të bukura të këtij qyteti, asaj i është bërë një befasi shumë e këndshme nga një kalimtar.
E njëjta ka pranuar një buqetë me lule, teksa duket të ketë ngelur e habitur nga ky gjest romantik i bërë ndaj saj.
“Jam shumë e thyer, nuk di as të marrë vëmendje”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e videos, e cila tregon momentin kur ajo pranoi buqetën. /Telegrafi/