Mund të thuhet se Tyson Fury është boksieri më i çuditshëm që ka njohuri historia e boksit për shkak të veprimeve të tij që i bënë shpesh herë.
Kampioni britanik i peshave të rënda në WBC cilësohet si një sportistë me trup jo edhe aq të ndërtuar, mirëpo sukseset kanë bërë të flasin për të.
Gypsy King është duke u përgatitur për meçin e tij më të madh në karrierë ndaj Anthony Joshuas, aty ku do të përcaktohet kampioni i unifikuar i peshave të rënda.
Por, derisa meçi historik ende nuk ka një datë dhe një lokacion, Fury nuk po pushon së përgatituri dhe tani ka befasuar me transformimin e tij trupor.
Britaniku duket tejet në formë dhe ka humbur disa kilogramë, në mënyrë që të jetë i gatshëm për takimin me AJ.
Në shumë raste, tifozët kanë parë një trup të tij të mbuluar nga mbipesha, mirëpo tani nuk mund të thuhet kështu.
Boksieri duket se e ka marrë më seriozisht se sfidat e tjera dhe ka lëshuar më shumë kilogramë, për t’u paraqitur sa më mirë ndaj Joshuas.
Joshua dhe Fury do të marrin secili nga 100 milionë euro nga dueli i parë, deri në të dytin, fituesi do të marrë rreth 60 për qind të fitimit.
Raportohet se dyshja angleze mund të takohen në Arabinë Saudite, duke sjell kështu më shumë fitime për të gjithë personat e përfshirë në organizim. /Telegrafi/