Site icon Telegrafi

Bedri Greca shënon het-trik ndaj ish-skuadrës, Feronikeli demolon Gjilanin

Feronikeli ka marrë një fitore më të lehtë se që është pritur në përballje me Gjilanin.

Kampioni i trefishtë i Kosovës ka triumfuar me rezultat të lartë 4-0, në një ndeshje ku ka shkëlqyer Bedri Greca.

Ish-sulmuesi i Gjilanit ishte shënues i tre golave, duke kompletuar het-trickun e parë në futbollin kosovar.

Goli i parë u realizua në minutën e 14-të, kur Mendurim Hoti asistoi me kokë teksa Greca e futi topin në portën bosh për 1-0.

Në minutën e 42-të të ndeshjes, Nikli shënoi golin e dytë, ku Greca realizoi pas një solo aksioni.

Me epërsinë prej dy golave 2-0 të Niklit, përfunduan 45 minutat e para.

Edhe pjesa e dytë filloi furishëm nga vendasit të cilën në minutën e 54-të shënuan golin e tretë.

Bedri Greca përsëri shkëlqeu ku pas një aksioni individual shënoi për 3-0.

Krejt në fund të ndeshjes, Nikli gjeti edhe golin e katërt me anë të braziliani Marcelei.

Kësisoj Industrialistët e nisën në mënyrë perfekte startin në edicionin e ri, duke marrë një fitore të thellë përballë një kundërshtari direkt për titull.

Në ndeshjen e javës së dytë, Feronikeli do të përballet në udhëtim te Ballkani, teksa Gjilani luan përsëri në udhëtim, por kësaj radhe te Llapi. /Telegrafi/

Exit mobile version