Telegrafi

Beckham mund të detyrohet ta ndërrojë emrin e klubit Inter Miami – MLS ka humbur një betejë të rëndësishme ligjore ndaj Inter Milanit

David Beckham me klubin e tij Inter Miami pritet të debutojë në MLS, por mund të jetë i detyruar që t’ia ndryshojë emrin klubit, shkaku klubit italian Inter.

Kjo pasi Inter Miami ka humbur gjyqin, pasi gjigantët italian kishin ndërmarrë veprime ligjore kundër shkeljes së markës tregtare, duke argumentuar se termi ‘Inter’ është sinonim i klubit të tyre.

Klubi nga Milano paraqiti patentën, që e kishte regjistruar në SHBA në vitin 2014, ku i mban ekskluzivisht të drejtat në Shtetet e Bashkuara.

Por vitin e kaluar MLS paraqiti një mocion kundërshtimi ndaj pretendimeve të klubit italian.

MLS ka hedhur poshtë vazhdimisht argumentet e Interit dhe thonë se ‘Inter’ është përshkrues dhe zakonisht përdoret nga klubet e futbollit në të gjithë botën.

Sidoqoftë “Zyra e Patentave dhe Markave të Tregut” (USPTO) hodhi poshtë pretendimin e MLS dhe emri duhet të ndërrohet.

MLS kishte insistuar se ka klube me emrin Inter si: SC Internacional (Brazil), FC Inter Turku (Finlandë), NK Inter Zapresic (Kroaci) ) dhe Inter Leipzig (Gjermani).

Beckham është përballur me një numër pengesash për projektin e tij në MLS edhe jashtë terrenit dhe kjo mosmarrëveshja e fundit.

Ndeshjen e parë Inter Miami e luan më 1 mars, kundër Los Angeles Football Club.

Mbetet të shihet se a do të ndërrojë emrin Inter Maimi në ditët në vijim, pasi ka humbur edhe ligjërisht. /Telegrafi/