Telegrafi

Beckham forcon edhe më shumë Inter Miamin financiarisht – mbi 200 milionë euro nga sponsorët e Katarit

David Beckham po e mendon seriozisht të forcojë Inter Miamin, pasi së fundmi ka përfituar një kontratë të majme.

Legjenda e Manchester United që ka nën pronësi klubin amerikan, së fundmi ka përfituar mbi 200 milionë euro nga sponsorët e Katarit.

The Sun raporton se Beckham dhe agjenti i tij David Gardner po punojnë që të ofrojnë sa më shumë sponsorë në klub.

Nga Katari kanë bërë të ditur se do të investojnë në këtë vit disa shuma të majme në Inter Miami, por në fund kanë kërkuar sukses të klubit, për të fituar edhe ta nga reklamimi që bëjnë.

Lexo po ashtu Beckham mund të detyrohet ta ndërrojë emrin e klubit Inter Miami - MLS ka humbur një betejë të rëndësishme ligjore ndaj Inter Milanit

Tifozët e skuadrës kishin filluar të shqetësoheshin se nëse klubi po e fillonte sezonin e ri në MLS pa sponsorë, mirëpo Beckham tani i ka gëzuar ata me marrëveshjen e re.

Kujtojmë se klubit amerikan mund t’i ndërrohet emri, shkaku që Interi nga Serie A e ka fituar gjyqin dhe ka kërkuar që klubit nga MLS t’i hiqet parashtesa “Inter”, e që do të mbetej vetëm Miami. /Telegrafi/