Telegrafi

Beckham e do Messin te Inter Miami në MLS

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi ka përfunduar në radarin e klubit të ri amerikan, Inter Miami, i cili është nën pronësi të legjendës David Beckham.

Messi ka kaluar vitet e 30-ta dhe shumë shpejt mund të vendos për të ndërruar ambient, larg nga Camp Nou.

Njëri nga kampionatet më joshëse në vitet e fundit para pensionimit sigurisht që do të ishte ai amerikan, Mayor League Soccer (MLS).

Lexo po ashtu Beckham e do Ancelottin te Miami FC, synon edhe Ronaldon e Rooneyn

Edhe ofertat nga MLS-ja nuk është se mungojnë në drejtim të yllit argjentinas.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Beckham e ka shënjestruar Messin si një nënshkrim potencial te klubi i tij, Inter Miami.

Klubi i ish-yllit të Manchester Unitedit dhe Real Madridit do të hyjë në MLS në vitin 2020.

Lexo po ashtu Griezmann mendon ta përfundojë karrierën në SHBA: Nëse Beckham më dëshiron, do të shkoj në klubin e tij

Kështu, ata po shohin një emër të madh për nënshkrimin e tyre të parë, në sezonin e parë në MLS.

Edhe pse nuk është bërë asnjë kontakt deri më tani, ata janë të gatshëm të bëjnë një ofertë të madhe për të sjellë Messin nga Barcelona në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/