Telegrafi

Beckham e do Ancelottin te Miami FC, synon edhe Ronaldon e Rooneyn

David Beckham - Carlo Ancelotti (Getty Images)

Ish-trajneri i Chelseat, Milanit dhe Real Madridit, Carlo Ancelotti, kërkohet nga ekipi i legjendës angleze, David Beckham, Miami FC.

Legjenda angleze ka marr licencën për tu bërë skuadër e rregullt për gara në Mayor League Soccer – MLS.

Kështu, Beckham është duke shikuar të marr emra të mëdhenj për të ndërtuar skuadrën e tij qysh në sezonin e parë.

Lexo po ashtu Beckham më në fund merr lejen, Miami i tij bëhet klubi i 25-të i MLS-së

Sipas mediumit anglez The Mirror, anglezi fillimisht po shikon për një menaxher të njohur, ku përfshihet Ancelottin, Bruce Arena dhe Zinedine Zidane.

Carlo Ancelotti (Getty Images)

Përveç trajnerit, Beckham po shikon edhe lojtarë të mëdhenj ku emrat kryesor janë ai i Cristiano Ronaldos dhe Wayne Rooney.

Wayne Rooney – Cristiano Ronaldo (Getty Images)

I papuni Ancelotti, 58 vjeç, është një objektiv serioz menaxherial, që ka punuar së bashku me anglezin në Paris Saint-Germain dhe ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë.

Lexo po ashtu Arsenali dhe Chelsea në kontakte të vazhdueshme me Ancelottin

Beckham është gjithashtu afër ish-trajnerit të tij te LA Galaxy, Arena, 66 vjeç, i cili tani është në margjinat pasi dha dorëheqjen si trajner i SHBA.

Ndryshe, emri i Ancelottit është lidhur edhe me skuadra të njohura si Arsenali, Chelsea dhe Paris Saint-Germain, ndërsa italiani gjatë verës pritet të bëjë të ditur të ardhmen e tij. /Telegrafi/