Në barkun e fryrë të vajzës së vogël, e cila nuk mund të hante apo të pinte, mjekët nxorën binjaken e saj të pa lindur.
Mjekët e një spitali në Tamil Nadu të Indisë, janë befasuar kur e kanë gjetur masën që peshonte 3.5 kilogramë, e që përmbante mish, eshtra dhe flokë, transmeton Telegrafi.
Në fakt, kjo gjendje e rrallë që quhet ‘fetus in fetu’, ndodhë kur fetusi i njëri binjak, hyn te tjetri dhe nuk lindë më kurrë. Mirëpo, në këtë rast kjo është rritur shumë dhe në mënyrë të shpejtë.
Për pasojë, vajza e quajtur Nisha nuk mund të hante asnjë ushqim, dhe ishte e uritur tërë kohës. /Telegrafi/