Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj një pjesë të errët të jetës nga periudha e adoleshencës.
Në një postim në Instagram, ylli i muzikës shpjegon se shoqet e klasës e tallnin për dukjen dhe për këtë qante çdo ditë.
“Një ditë në shkollën e mesme, isha ulur në lokal me të gjithë shoqet e klasës”, transmeton KP fjalët e këngëtares.
“Kjo vajza që më ngacmonte gjithnjë, filloi të shkonte nëpër tavolinë dhe t’i thoshte secilës nga vajzat se ishin të bukura derisa ajo erdhi tek unë dhe më bërtiti e shëmtuar në fytyrën time dhe të gjithë qeshën”.
“Më ngacmonin çdo ditë dhe kthehesha duke qarë në shtëpi. Kisha frikë të shkoja në shkollë dhe asnjë nga mësuesit nuk bëri asgjë kur kërkova ndihmë. Sot festojmë ditën e shpirtit”.
“Unë besoj se pa marrë parasysh se cila është e kaluara juaj, kush e doni apo ajo që besoni, ne të gjithë meritojmë të ndihemi të sigurt”, ka shkruar ajo.