Artistja e njohur, Bebe Rexha, ka mbajtur së fundmi një koncert gjigant në Rio de Janiero të Brazilit.
Ajo ka interpretuar para mijëra fansave atje, në kuadër të turneut muzikor që 30-vjeçarja po mban bashkë me Jonas Brothers në Amerikë.
Teksa ka qëndruar në qytetin e famshëm brazilian, këngëtarja shqiptare është mirëpritur nga latinët, të cilët nuk munguan me mijëra prej tyre në koncertin e saj.
Artistes me origjinë shqiptare gjithashtu i është dhuruar në shenjë nderi një fanellë e Kombëtares së Brazilit, me emër të personalizuar në pjesën e prapme.
E lumtur për këtë dhuratë që mori, Bebe Rexha, nuk hezitoi që të ndajë me fansat në InstaStory një imazh, ku shfaqej duke pozuar me fanellën e verdhë.
Ndërkohë, gjatë ditës ajo u shfaq me po të njëjtën fanellë të Kombëtares Braziliane, në takimin ku asaj iu dhurua mirënjohja “platinum” për sukseset e arritura me këngët: “Meant to be”, “I’m a mess”, “I got you” dhe “Last hurrah”.
Artistja shqiptare ka qenë shumë e suksesshme këtë vit me koncerte e projekte muzikore të shumta, duke u shndërruar në një prej yjeve të pop-it më të përfolur në industrinë e muzikës. /Telegrafi/