Telegrafi

Bebe Rexha: Zemra ime është me të gjitha familjet dhe të prekurit nga të shtënat në Teksas

Është raportuar për 14 fëmijë të vdekur dhe një mësues të vrarë në një shkollë fillore në Teksas nga një person i armatosur (18-vjeçar), i cili më pas u qëllua për vdekje nga policia.

Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet fjalë për një djalë të quajtur Salvador Roma, student në shkollën e mesme Uvalde, si personin e armatosur që hapi zjarr në shkollën fillore të martën pasdite.

Lidhur me këtë reagimet në rrjet kenë të shumta dhe një të tillë e ka bërë së fundmi këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Ylli me origjinë nga Dibra në postimin e publikuar në InstaStory shprehet e prekur për atë që ndodhi në Teksas.

Lexo po ashtu Një mësues dhe 14 nxënës të vrarë – detaje dhe pamje, momenti kur sulmuesi i afrohej shkollës fillore në Teksas

“Zemra ime është me të gjitha familjet dhe të gjithë të prekurit nga të shtënat në Teksas. Absolutisht zemër-thyese”, u shpreh Rexha.

Foto: Screenshot/Instagram

Viktimat u tha se ishin nxënës ishin të moshës nga shtatë deri në 11 vjeç.

Për më shumë, 13 fëmijë të tjerë po trajtohen nga ekipet mjekësore. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram