Bebe Rexha është përfshirë në atmosferën festive të fundvitit duke i publikuar disa fotografi në rrjetet sociale.
Këngëtarja e famshme shqiptare ka vënë në plan të parë dukjen e saj teksa ka pozuar para zbukurimeve festive.
Në imazhet e publikuara, 30-vjeçarja nuk ka hezituar t’i theksojë hiret e saj dhe figurën trupore.
“Çfarë dëshironi për Krishtlindje”, është përshkrimi që ka zgjedhur këngëtarja për këto fotografi.
Theksojmë pikërisht para festave, Bebe e ka arritur objektivin për grumbullimin e fondeve të nevojshme për ndërtimin e shtëpive për familjet e zgjedhura shqiptare të prekura nga tërmetet në Shqipëri. /Telegrafi/