Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon të jetë në fokus të mediave.
Vëmendje të madhe marrin paraqitjet e saj në evente, klipe apo koncerte të ndryshme, në të cilat këngëtarja nuk heziton që të prezantohet mjaft e ekspozuar.
Së fundmi, Bebe Rexha vendosi të publikojë një fotografi mjaft atraktive për fansat e saj në Instagram, ku vinte në pah të pasmet e saj të mëdha.
Këngëtarja shqiptare e ka bërë të ditur disa herë tashmë që ka paksa probleme me kilogramët në pjesën e poshtme, gjë për të cilën nuk është më komplekse, pasi në fakt ndjehet më seksi.
Në mbishkrimin e fotografisë, Rexha tregon se madhësia e veshjeve të saj ka arritur në tetë, gjë për të cilën është krenare, ndërsa kritikon stilistes, duke iu thënë të përzgjedhin veshjen e duhur për madhësinë e saj.
“Masa tetë dhe jam krenare. Gjithmonë kam dashur të jem një pop star më e dobët, por s’do të jem asnjëherë ajo. Kështu që për të gjithë dizajnerët, mos më dërgoni rroba të masave të zakonshme. Ato nuk më bëjnë dhe nuk do e ndryshoj veten për këtë gjë. Punoni me mua dhe të pasmet e mia të mëdha. Me dashuri Bebe”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Instagram.
E njëjta gjatë vitit ka qenë mjaft e suksesshme, pasi ka arritur të publikojë albumin e ri “Expectations” në qershor, i cili u prit shumë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/