Bebe Rexha ka një ditë të madhe këtë të premte më 28 prill, pasi ajo do të publikojë albumin e saj të tretë në karrierë të titulluar “Bebe”.
Artistja me origjinë shqiptare ka kohë që informuar fansat për publikimin e albumit, teksa deri më tani ka publikuar katër nga këngët e tij.
Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria.
@beberexhaLove you guys BEBE THIS FRIDAY!!!! ❤️♬ Satellite – Bebe Rexha & Snoop Dogg
Së fundmi, 33-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në TikTok një video, ku tregonte përgatitjet e saj për të dalë në darkë e të dashurin e saj, Keyan.
Në video, Beba Rexha mund të shihet teksa iu prezanton ndjekësve makijazhin e realizuar nga vet ajo, teksa më pas vesh një korse të zezë të ngushtë, para se të veshë fustanin e saj mbi të.
E teksa e bën këtë gjë, interpretuesja e hitit “I’m a mess” pa mundim i tregon linjat e saj të kolme të trupit, duke iu sugjeruar vajzave që të përdorin korse, për të theksuar edhe më shumë linjat e tyre trupore.
Përkundër faktit që shpesh është kritikuar për kilogramët e tepërt, artistja e hiteve botërore ka thënë se ndjehet mirë në trupin e saj dhe se arsyeja pse ajo ka shtim të vazhdueshëm në peshë, është terapia e marrë për shkak të sindromës së vezoreve policistike, prej të cilës vuan. /Telegrafi/