Telegrafi

Bebe Rexha me synim për të humbur peshë, tregon përkushtimin e saj në ushtrime

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha, artistja shqiptare e cila ka arritur famë në skenën ndërkombëtare, ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një aspekt më të ndryshëm të jetës së saj – përkushtimin e saj për të qëndruar në formë.

Së fundmi, ajo ka postuar një video në InstaStory nga shtëpia e saj në Los Angeles, ku dukej duke bërë ushtrime në palestrën personale.

Këngëtarja e talentuar, e cila në të kaluarën ka folur hapur për sfidat e saj me peshën dhe kritikat që ka marrë lidhur me imazhin e saj, tani po merr masa për të përmirësuar jo vetëm shëndetin e saj fizik, por edhe atë emocional.

Bebe Rexha (Foto: Billboard)

Interpretuesja e hitit “In The Name Of Love” ka treguar se ka vendosur të marrë kontrollin e situatës duke u angazhuar në një regjim më të rreptë të stërvitjes.

Lexo po ashtu Bebe Rexha shkëlqen me paraqitjen në eventin vjetor të Billboard, "Women In Music 2024"

Në klipin e publikuar, 34-vjeçarja shihet duke kryer ushtrime të fortë si “wall seat” – ku qëndron me shpinë mbështetur në mur në pozicion ulur pa stol – dhe “plank”, një ushtrim i cili përqendron forcën në muskujt e barkut.

Përpjekja dhe rezistenca e saj ishin të qarta, teksa ajo u përball me sfidën e këtyre ushtrimeve të rënda fizikisht, tregues i vullnetit të saj të hekurt për të arritur objektivat e saj në fitnes.

Shumë prej ndjekësve të saj e kanë përshëndetur për ndarjen e rrugëtimit të saj, dhe me siguri do të jenë të interesuar të shohin përparimin që ajo bën në të ardhmen si në shëndetin e saj fizik ashtu edhe në karrierën e saj të shkëlqyer muzikore. /Telegrafi/