Site icon Telegrafi

Bebe Rexha sjell të tjera fotografi atraktive nga ditëlindja e saj e 33-të

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, të martën ka festuar ditëlindjen e saj të 33-të.

E shoqëruar nga miqtë dhe njerëzit e afërt, autorja e hitit “The Monster”, interpretuar nga Rihanna dhe Eminem, e festoi 33-vjetorin e lindjes në Los Angeles të Kalifornisë.

Ajo u kujdes që të ndajë me 10.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga dukja e saj atraktive në mbrëmjen e ditëlindjes.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Rexha kishte veshur një fustan të zi me prerja të cilat zbulonin këmbët e saj, si dhe një dekolte mjaft të hapur që vinte në pah gjoksin e bujshëm të këngëtares.

Lexo po ashtu Bebe Rexha feston ditëlindjen e 33-të me sukses megaloman të këngës së saj më të fundit

Në hapësirën për komente, urimet e shumta për ditëlindje nga ndjekësit e saj anë e mbanë botës nuk munguan.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha e festoi ditëlindjen e saj të 33-të mes një suksesi megaloman që ka shënuar kënga e saj më e fundit, “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Lexo po ashtu Kënga e re nga Bebe Rexha dhe David Guetta - aktualisht e treta më e dëgjuara në botë

Kjo këngë në vetëm tri ditë pas publikimit ka tejkaluar shifrën e 25 milionë dëgjimeve në Spotify dhe është renditur si kënga e tretë më e dëgjuar në iTunes, në nivel global.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Rexha në një intervistë të dhënë pak ditë më parë në MTV Video Music Awards tha se ndjehet e motivuar me suksesin që kjo këngë i ka sjellë, dhe se ajo dhe David Guetta kanë nisur të mendojnë edhe pëe realizimin e klipit, të cilin do ta xhirojnë në Ibiza. /Telegrafi/

Exit mobile version