Telegrafi

Bebe Rexha sjell një fotografi nga koha kur ishte tetëvjeçare

(Foto: Instagram/beberexha)

Jemi mësuar të shohim imazhe nga më të ndryshmet në profilet e Bebe Rexhës në rrjetet sociale, nga jeta personale dhe karriera profesionale.

Mirëpo, këngëtarja shqiptare me famë botërore nganjëherë di të na befasojë me përzgjedhjet e saj.

Këtë fundjavë ka vendosur që ta shpërndajë një fotografi të fëmijërisë, saktësisht nga mosha tetëvjeçare.

“Thjesht duke u përpjekur ‘ta erëzoj’ ballinën tuaj në këtë të diel të bukur. Unë kur isha tetëvjeçare”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim

Vetëm disa minuta pas publikimit, fotografia ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente të shumta. /Telegrafi/