Telegrafi

Bebe Rexha shijon kohën e ngrohtë nën krahët e të dashurit të saj, Keyan Safyari

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është tash e sa kohë në lidhje me regjisorin Keyan Safyari.

Lidhja e saj u bë publike vitin e kaluar, ndërsa vet këngëtarja është munduar ta mbajë sa më private, duke mos folur shpesh në media rreth të dashurit të saj.

Teksa është aktive çdo ditë në rrjetet sociale, artistja shqiptare ndan me ndjekësit herë pas edhe ndonjë imazh nga jeta e përditshme.

Lexo po ashtu Bebe Rexha bëhet imazh i atleteve të reja nga 'Puma' dhe 'Deichmann'

Së fundmi, Rexha ka publikuar për fansat një video, ku shfaqej në një jaht, teksa shijonte motin e ngrohtë në krahët e Keyan.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Çifti duken shumë të lumtur dhe në harmoni me njëri-tjetrin, ndërsa shijojnë kohën së bashku.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Në anën tjetër, 31-vjeçarja po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Sacrifice”, që është pritur shumë mirë nga fansat.

Ajo është në prag të lansimit të albumit të saj më të ri, që do të publikohet në pak muaj. /Telegrafi/