Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka vazhduar të mbetet aktive në rrjetet sociale duke sjell postime të ndryshme për fansat e saj të shumtë.
32-vjeçarja numëron mbi 10 milionë ndjekës vetëm në llogarinë e saj në Instagram, aty ku së fundmi postoi disa imazhe të reja në të cilat dukej teje atraktive.
E veshur në një bluzë të shkurtër ngjyrë rozë të cilën e përshtati me çantë dhe syze me të njëjtën ngjyrë.
Për tu duke edhe me më shumë stil, Bebe veshi një palë xhinse dhe këpucë me ngjyrë të bardhë, ndërsa nuk munguan komentet e fansave të cilat ishin kryesisht pozitive.
“Më në fund po ndihem sërish njeri”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotove të reja.
Ndërkohë, kujtojmë që Bebe do të jetë pjesë e episodit special të spektaklit më të ndjekur të talenteve në Amerikë “American Idol” në Hawaii. /Telegrafi/