Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka bërë postimin e radhës në rrjete sociale.
32-vjeçarja i gëzoi 10 milionë ndjekësit e saj me postimin e radhës, marrë parasysh që kohëve të fundit ajo ka zgjedhur të mos jetë shumë aktive.
E veshur me një fustan të zi ajo u sigurua që paraqitje të ishte mahnitëse.
Fustani i bukur kishte detajin më trendi të momentin në veshje – atë të prerjeve, kështu duke treguar gjoksin e këngëtares në një formë mjaft elegante.
Me gjatësi deri në fund të këmbëve, fustani u kombinua nga këngëtarja me disa syze dielli të zeza.
Derisa tregoi edhe në mbishkrim se ishte duke provuar rroba, ajo zgjodhi të paraqitej natyrale sa i përket grimit dhe flokëve, ndërsa ishte e zbathur. /Telegrafi/