Telegrafi

Bebe Rexha risjell disa nga veshjet që i kishte provuar para ceremonive të ‘Grammy Awards’

Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images for The Recording Academy/Guliver)

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, gjithmonë ka diçka të re për t’i ofruar publikut nga jeta e saj profesionale.

Që një kohë të gjatë ajo ka qëndruar në tregun ndërkombëtar, duke sjellë këngë dhe bashkëpunime me artistë të ndryshëm. E kur bëhet fjalë për linjat e saj trupore, Bebe ushtron pothuajse çdo ditë, duke ndarë imazhe të tilla për ndjekësit e saj.

Kësaj radhe nuk bëhet fjalë për asnjërën nga këto, por për veshjet të cilat Bebe i kishte planifikuar t’i veshte në një prej evenimenteve të mëparshme të “Grammy Awards”.

 

Në rrjetin social Instagram ajo ka publikuar tri video dhe në secilin prej tyre ka të veshur fustanet e planifikuar, ndërsa i pyet fansat se cila do të kishte qenë zgjedhja më e bukur.

Lexo po ashtu E zhveshur për të tërhequr vëmendjen, Bebe Rexha inkurajon fansat të qëndrojnë në shtëpi

“Më kanë pëlqyer të gjitha opsionet për veshje në Grammy. Shpresoj të mund t’i kisha veshur të gjithë, Cila nga këto veshje është e preferuara juaj?”, ka shkruar Bebe. /Telegrafi/