Telegrafi

Bebe Rexha me reagim të ashpër për cenimin e privatësisë

Bebe Rexha tash e sa kohë ka deklaruar se nuk ka të dashur duke treguar edhe pse nuk po i afrohen meshkujt.

Ajo ka pranuar publikisht se ka probleme bipolare dhe se nuk mund të përqendrohet për një kohë të gjatë në një bisedë apo ngjarje.

Bukuroshja jonë është mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe dhe video nga përditshmëria e saj.

Ajo së fundi ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke vizatuar një organ gjenital të një mashkulli në një tabelë.

“Ky është plani i lojës. Para se të keni një përshtatje, le të kujtojmë se të gjithë kemi jetë private dhe unë jam 29 vjeçare dhe më pëlqen”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.

Lexo po ashtu Bebe Rexha shkëlqen në kopertinën e revistës "Voir Fashion"

Ndryshe, Rexha është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte anembanë globit. /Telegrafi/