Site icon Telegrafi

Bebe Rexha publikon videon ku krenohet me prejardhjen shqiptare, Kim Kardashian ia shpërndan atë në Instagramin e saj

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është lindur e rritur në New York të Shteteve të Bashkuara, por nuk e ka harruar asnjëherë kulturën dhe origjinën e saj.

Ajo e ka cituar disa herë me krenari se ka prejardhje shqiptare dhe ka qenë plot tri herë në Shqipëri që nga koha kur u bë e famshme.

Mirëpo së fundmi, në një rrëfim të sinqertë të bërë për fansat e saj në InstaStory, Rexha ka treguar se sa e vështirë ka qenë për të që të rritet si një shqiptare në një vend si Amerika.

 

“Kështu, të rritesh në Amerikë, unë zbulova se: Unë isha një fanse e madhe e Britney Spears, Christina Aquilera dhe bjondeve me sy të kaltër, gjithashtu Marily Monroe, ikonës, të gjitha këtyre ikonave bionde me sy të kaltër. Unë mendoja se unë duhet të bëhesha kështu që të isha e pranueshme në industri dhe të mos shfaqja kulturën time, se prej nga vij,sepse në të vërtetë nuk është askush që vjen nga Shqipëria dhe që ka pushtuar botën. Dhe nuk e di, unë kërkoja shumë për artistët tjerë në media dhe më dukej bukur që të shfaqësh kulturën tënde dhe kjo është ajo që ngatërroi mendjen time”, është shprehur fillimisht 31-vjeçarja.

Bebe Rexha krenohet gjithmonë me prejardhjen e saj (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Më pas, Bebe Rexha ka etiketuar yllin e famshëm Kim Kardashian, duke e cilësuar atë si një inspirim të faktit që nuk hezitoi kurrë të tregojë origjjinën e saj, pasi Kim ka pranuar gjithmonë me krenari se familja e saj ka prejardhje armeniane.

“Kjo është arsyeja pse unë jam falënderuese ndaj Kim Kardashianit sepse të rritesh duke parë Marilyn Monroe si një ikonë bionde me sy të kaltër dhe ti ke një vajzë si Kim Kardashian që është armeniane dhe ndryshon trajektoren dhe të kesh një kulturë dhe të shfaqësh një kulturë dhe të kesh bashkëpunime të ndryshme është vërtetë interesante. Ajo çfarë po përpiqem të them është se unë dua të shpërndaj kulturën time me ju djema sepse më ka ndryshuar mua. Kultura e Shqipërisë më ka frymëzuar mua si artiste dhe më ka formuar mua si grua dhe jam krenare për këtë. Kështu, kjo është ajo e gjitha çfarë doja të thoja, faleminderit që më dëgjua djema”, ka përfunduar Bebe Rexha.

Me të parë këtë rrëfim të saj, edhe vet Kim Kardashian e ka rishpërndarë videon e Rexhës në profilin e saj, ku ndiqet nga mbi 192 milionë ndjekës.

Foto: Kim Kardashian/InstaStory

“Të dua bejb”, ka shkruar Kardashian në videon e artistes shqiptare, të cilën e ka publikuar në InstaStory. /Telegrafi/

Exit mobile version