Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja jonë së fundi është nominuar për këngën më të mirë në ngjarjen vjetore “MTV EMA”.
Por, biondina është duke punuar shumë edhe në këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm.
Ajo ka bërë të ditur se është duke regjistruar këngën e re, ku ka sjell edhe pamje prej studios muzikore.
Këngëtarja 29-vjeçare përmes llogarisë personale në Instagram ka njoftuar se po bashkëpunon me Andrew Wellsin si dhe Lauren Christy.
“Në studio duke punuar me Andrew Wellsin si dhe Lauren Christyn”, ka shkruar me këtë rast Rexha.
Ndryshe, Bebe gjithashtu është duke vazhduar edhe me performancat e ndryshme të koncerteve. /Telegrafi/