Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po e shijon në maksimum lidhjen e saj të re.
Ajo tash e sa kohë është në lidhje me regjisorin Keyan Safyari, me të cilin është parë rrallë herë në ambientet publike.
Megjithëse e ruan me fanatizëm jetën private, Rexha, ndan herë pas here me ndjekësit imazhe nën shoqërinë e të dashurit të saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një imazh, ku është shfaqur në një treyzë me disa nga personat e saj më të dashur, përfshirë këtu Keyanin.
Artistja ndau me fansat një moment të shkurtër intim, ku shfaqej duke i dhënë një puthje të ngrohtë të dashurit të saj në buzë.
Ajo duket shumë e lumtur, teksa më pas i buzëqesh kamerës, duke u bërë kështu me dije ndjekësve se lidhja e saj po ecën për mrekulli.
Bebe Rexha përndryshe së fundmi pati një paraqtije të shkëlqyer në ‘American Music Awards’, ku së bashku me reperen Doja Cat interpretuan hitin e tyre më të fundit live, “Baby, I’m Jealous”. /Telegrafi/