Shqiptarja e famshme, Bebe Rexha, ka marrë vëmendjen gjatë udhëtimit të saj në Florida të SHBA-ve për të ndjekur nga afër garën për Çmimin e Madh të Miamit në Formula 1.
32-vjeçarja është parë me veshje të ndryshme teksa e ka shfrytëzuar sa më shumë udhëtimin e saj në Florida, ku krahas pjesëmarrjes në Grand Prix, ka shkuar për darkë në një restorant italo-amerikan.
Ajo e kishte nisur ditën e veshur me bluzë të zezë, kapele bejsbolli dhe një palë xhinse të markës Balenciaga teksa ndiqte garën e Formula 1.
Interpretuesja e hitit “Me Myself and I” i kishte lënë flokët e saj bionde në stilin kaçurrela të lirshme dhe i shtoi pamjes shkëlqim me një buzëkuq klasik të kuq mat.
Me këtë rast, Bebe ka takuar kolegë dhe personalitete të tjera të njohura, me të cilët ka realizuar fotografi, disa prej të cilave janë shpërndarë në rrjetet sociale.
Në ngjarjen e madhe të Formula 1, ajo u ul me DJ Andrew Taggart dhe këngëtarin kolumbian Maluma, përpara se të vazhdonte të shoqërohej me Pharrell dhe DJ Khaled.
Për daljen gjatë mbrëmjes, Rexha veshi fustan të shkurtër duke vënë në pah linjat e bujshme trupore. /Telegrafi/