Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, rrëmben gjithnjë vëmendje me projektet muzikore e po ashtu edhe me fotografitë që publikon.
Për të qenë në fokus të publikut padyshim se duhet kujdesur shumë për paraqitjet që bën, madje edhe në përditshmëri.
Por, kësaj radhe paparacit e kanë kapur Beben në një moment jo fort të këndshëm, të cilin kjo e fundit e ndau me ndjekësit në Instagram. “E urrej këtë fotografi timen të bërë nga paparacit, por e dini pse po e publikoj, sepse kjo jam e vërteta”, shkruan ndër të tjerash Rexha.
Megjithatë, biondja nuk e ka problem që të shfaqet pa makijazh, edhe pse kritikohet tejet shumë nga fansat për pamjen dhe peshën e saj.
Bebe po vazhdon të korrë suksese me projektet e saj, “I’m a Mess” është certifikuar nga RIAA si “Platinum”, pasi ka arritur të shitet mbi një milionë herë nga albumi. /Telegrafi/
Why do paparazzi always put out the ugliest pictures of me. Like help a girl out. I was just trying to buy groceries for my chili recipe. Like whatever. pic.twitter.com/FpvWaAOq3g
— Bebe Rexha (@BebeRexha) June 12, 2019