Kim Kardashian njihet si një prej femrave më të suksesshme në botë.
Përveç modelingut, ajo ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në biznes.
Së fundmi, Kim ka nxjerr në shitje linjën e saj të produkteve të kozmetikës, në bashkëpunim me grimerin shqiptar, Mario Dedivanovic.
37-vjeçarja ka vendosur që disa nga produktet t’i shpërndajë te shoqëria e saj e afërt për promovim.
E njëra ndër to që pati fatin të marrë një dhuratë të tillë nga Kim, ishte edhe këngëtarja Bebe Rexha.
Këngëtarja shqiptare publikoi në InstaStory disa imazhe të produkteve kozmetiket linjës K&M, ndërsa shkruante falënderime për Kimin dhe Marion.
Jo më pak se një ditë më parë, Rexha u bë temë e medieve edhe për shkak të një videoje interesante në Instagram, ku shfaqte vëllanë e saj teksa u mësonte vallen shqiptare. /Telegrafi/