Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ditë më parë njoftoi fansat se kishte arritur objektivin e saj, duke grumbulluar 100 mijë dollarë në fondacionin online të hapur në GoFundMe.
Këto para do të shkojnë për rindërtimin e dy shtëpive të familjeve të prekura nga tërmetet në Shqipëri – familje të cilat ajo i vizitoi personalisht në fillim të këtij viti.
Bebe Rexha ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram ku grumbullon mbi 10 milionë ndjekës.
Teksa u ka uruar së fundmi fansave festat e fundvitit përmes disa imazheve të publikuara, e njëjta ka treguar edhe për dhuratat që ka arritur të marrë këtë fundvit.
Ndër to, Bebe Rexha ka pranuar një dhuratë speciale edhe nga bukuroshja me famë botërore, Kim Kardashian.
Kjo e fundit i ka dhuruar artistes një shqiptare një set nga koleksioni i saj më i ri i kozmetikës, si dhuratë për festat e fundvitit.
Ka qenë vet këngëtarja 30-vjeçare, ajo e cila publikoi në InstaStroy një pamje të dhuratës së marrë nga Kardashian, të cilën e ka falënderuar përzemërsisht.
Bebe Rexha përndryshe po e përmbyll këtë dekadë me suksese të shumta në tregun ndërkombëtar. Vetëm këtë vit ajo llogaritet të jetë artistja e 13-të femër më e dëgjuar gjatë vitit. /Telegrafi/