Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të publikojë më 7 maj albumin e saj më të ri, “Better Mistakes”, njëherësh të dytin në karrierën e saj.
Ajo deri më tani ka publikuar disa këngë nga ky album, të cilat janë pritur mirë nga publiku.
Tani, ajo ka paralajmëruar se nesër (e enjte), një ditë para publikimit të albumit të saj të ri, do të sjell për fansat me klip këngën “Break My Heart Myself”, në bashkëpunim me reperin Travis Barker.
“Break My Heart Myself” është kënga e parë e albumit, e cila do të shoqërohet me një klip, në të cilin artistja shqiptare do të shfaqet mjaft provokuese.
Ajo publikoi të mërkurën një fotografi të re në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, ku shfaqej duke pozuar ‘topless’, për të promovuar kështu albumin në ardhje.
31-vjeçarja ka pozuar e zhveshur në pjesën e sipërme, duke mbuluar vetëm gjoksin me duar, ndërsa ka marrë kështu një pozë mjaft provokuese për fansat e saj.
E njëjta ndau me ndjekësit edhe një fotografi tjetër nga xhirimet e klipit, duke konfirmuar kështu se kënga “Break My Heart Myself” do të jetë gati për fansat të enjten.
Deri më tani, nga albumi “Better Mistakes” që i plotë publikohet këtë të premte, janë publikuar këngët “Die For A Man”, “Sacrifice” dhe “Baby, I’m Jealous” në bashkëpunim me Doja Cat. /Telegrafi/