Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, së fundmi u zëri i kolonës zanore të filmit që po pritet me padurim, “Maleficent 2”.
“You Can’t Stop the Girl” titullohet kjo këngë, e cila është pritur shumë mirë nga fansat dhe ka marrë komente pozitive.
Ajo ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, teksa shpesh publikon fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, duke mos hezituar të tregojë se si duket ajo në një ditë të zakonshme.
Së fundmi, Rexha, ka publikuar një fotografi në Facebook, ku është shfaqur në shtrat e sapo zgjuar nga gjumi.
Në mbishkrimin e këtij imazhi, këngëtarja ka shkruar “Freckles”, referuar qukave që ka në fytyrë.
Me këtë, artistja me prejardhje nga Dibra, ka dashur të tregojë se nuk e ka problem që të tregojë defektet e saj, dhe shpesh e bën këtë duke publikuar imazhe pa makijazh dhe ‘photoshop’, në tentim për të treguar linjat e saj të vërteta trupore. /Telegrafi/