Telegrafi

Bebe Rexha pohon se pjesa më e njohur e fizikut të saj është krejtësisht natyrale

Bebe Rexha (Foto: Instagram/beberexha)

Pos sukseseve si këngëtare, Bebe Rexha është e njohur edhe për ‘asetet’ e saja trupore.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është përfolur shpesh për peshën, si edhe për format e pjesës së pasme të fizikut të saj.

30-vjeçarja është angazhuar shumë në muajt e fundit për të formësuar linjat e saja trupore, ndërsa suksesin e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo i ka publikuar disa fotografi dhe video duke treguar se vozitja e biçikletës është hobi i saj më i ri, i cili edhe i ndihmon për trupin e saj.

Lexo po ashtu Bebe Rexha shihet duke flirtuar me një mashkull misterioz, fillojnë aludimet për një lidhje dashurie

Ndërsa përmes disa videove në InstaStory, Bebe ka vënë në plan të parë pjesën më të njohur të fizikut të saj – të pasmet, duke thënë se janë natyrale. /Telegrafi/