Telegrafi

Bebe Rexha po sjell këngë me Snoop Dogg: Ende s’mund ta besoj këtë

Bebe Rexha dhe Snoop Dogg (Foto: Kevin Mazur/Getty Images for MTV/Paramount Global)

Më 28 prill, artistja shqiptare me famë globale Bebe Rexha, do të publikojë albumin e saj më të ri me titull “Bebe”.

Ky njëherësh është albumi i tretë në karrierën e saj, pas dy albumeve të mëparshme “Better Mistakes” (2021) dhe “Expectations” (2018) të cilët kanë pasur shumë sukses.

Pjesë e albumit “Bebe” janë tri bashkëpunime, njëri super hiti “I’m Good (Blue)” me David Guettan i cili u publikua vitin e kaluar, një tjetër me ikonën e muzikës’ country’, Dolly Parton dhe i treti me reperin e famshëm amerikan, Snoop Dogg.

Koopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

“Satellite” do të quhet bashkëpunimi me këtë të fundit, i cili do të publikohet më datë 20 prill.

Këtë e ka bërë të ditur vet artistja me origjinë shqiptare përmes postimeve në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Bebe Rexha tregon transformimin e saj në dukje me dhe pa makijazh gjatë festivalit "Coachella"

Në një video të publikuar në TikTok ku shihet bashkë me reperin, ajo madje shkruan se as nuk i besohet që do të publikojë një këngë me Snoop Dogg.

@beberexhaSatellite OUT 4/20 🌿💨 🛸

♬ original sound – BebeRexha

Deri më tani, Bebe Rexha ka publikuar tri këngë nga ky album: “Call On Me”, “Heart Wants What It Wants” dhe “I’m Good (Blue)”. /Telegrafi/

Lista e këngëve të albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)