Site icon Telegrafi

Bebe Rexha pjesë e fushatës së vetëdijesimit për shëndetin mendor, ku edhe është frymëzuar albumi i saj i ri

(Foto: Instagram/beberexha)

Bebe Rexha është duke bashkëpunuar me Pinterest për të ngritur vetëdijesimin lidhur me shëndetin mendor.

Duke qenë se muaji maj është ‘Muaji i Vetëdijesimit për Shëndetin Mendor’, këngëtarja shqiptare ka vendosur të ndihmojë në këtë fushatë.

Për më shumë, pikërisht në muajin e ardhshëm, më 7 maj, ajo do ta lansojë albumin e ri “Better Mistakes” që do të publikohet nga Warner Records.

(Foto: Twitter/Bebe Rexha)

Në një video të shpërndarë me rastin e njoftimit për bashkëpunimin me Pinterest, këngëtarja ka thënë se edhe albumi i saj i ri ka qenë shumë i frymëzuar nga problemet e saja me shëndetin mendor.

Lexo po ashtu Bebe Rexha publikon kopertinën dhe konfirmon datën e lansimit të albumit të ri

Ndryshe, “Better Mistakes” është albumi i dytë i Bebe Rexhës që pason realizimin e saj nga viti 2018, “Expectations”. /Telegrafi/

Exit mobile version