Shtetet e Bashkuara e Amerikës ndodhi edhe një tragjedi tjetër në shkollat e mesme.
Një nxënës i një shkolle në afërsi të Miamit të Floridas, ka vrarë me armë zjarri 17 nxënës dhe disa prej tyre i ka lënduar.
Një prej tyre është edhe profesori dhe trajneri i futbollit amerikan, Aaron Feis, i cili qëndroi para nxënësve duke u sakrifikuar për t’i shpëtuar ata.
Kjo ka bërë që të bëhet heroi i këngëtares shqiptare Bebe Rexha, e cila ka përzgjedh disa fjalë që i ka shkruar në llogarinë personale në Instagram.
“Në vend se të shpërndajnë detaje rreth vrasësit, unë zgjodha të nderojë trimërinë dhe heroizmin e trajnerit të futbollit Aaron Feis. Ai doli para nxënësve në momentin që po shtihej në drejtim të tyre. Ai mori disa plumba dhe më pas ndërroi jetë. Aaron Feis, ti je heroi im”, ka shkruar ndër të tjerash Rexha në Instagram.
Theksojmë se dorasi tashmë është arrestuar dhe se thuhet se në momentin e krimit ishte në gjendje të rënda psikike, pasi që paraprakisht ishte ndarë nga e dashura.
Ndryshe, Bebe është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/