Telegrafi

Bebe Rexha për herë të parë e reklamon edhe Dua Lipën: Dy shqiptare në top listën e Billboard

Ato janë dy prej këngëtareve më të famshme shqiptare që bëjnë karrierë në rrafshin ndërkombëtar.

Por, Bebe Rexhën dhe Dua Lipën asnjëherë nuk e kemi parë së bashku në ndonjë ngjarje apo bashkëpunim muzikor.

Për dallim me Lipë, Rexha është shoqe dhe mikeshë e mirë me këngëtaren tjetër shqiptar, Rita Ora.

Megjithatë, Bebe në një far forme ka thyer akullin duke promovuar një prej këngëve më të njohura të Lipës, “New Rules”.

Ajo ka publikuar listën e 100 këngëve më të dëgjuara në Billboard, ku bën pjesë edhe vet. E në vend më të lartë se vet Rexha, është Dua Lipa me këngën New Rules, e në vendin e 9-të listohet Bebe Rexha me këngën “Meant to Be”.

“Zoti po vazhdon të më bekojë dhe jam shumë mirënjohëse. Bravo për të gjitha vajzat që janë në top dhjetëshe. Oh, dhe mos të harrojmë dy shqiptaret në këtë top listë”, ka shkruar Rexha në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, “New Rules” i Duas tashmë ka arritur të shikohet mbi një miliard herë në YouTube, e cila e bën tejet të veçantë. /Telegrafi/