Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa, janë përfshirë në listën e nominimeve për ceremoninë e ‘Grammy Awards 2019’.
Nuk ka dyshim se ato kanë qenë shumë të emocionuara me rastin e nominimit, ndërsa ndjenjat e tyre i kanë ndarë edhe me milionë fansat që i ndjekin në rrjetet sociale.
“Nuk mund të besoj se jam e nominuar për dy Grammy”, ka shkruar Bebe në njërin prej postimeve të saja në Twitter.
I can’t believe im nominated for two Grammys. Ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhh
— Bebe Rexha (@BebeRexha) December 8, 2018
Ndërkaq, më herët, 29-vjeçarja e ka shprehur entuziazmin e saj për faktin se në listën e nominimeve, krahas saj gjendet edhe shqiptarja tjetër, Dua Lipa.
“Dy vajza shqiptare të nominuara për dy Grammy. Në zemrën time ne tashmë kemi fituar. Për të gjitha femrat shqiptare dhe femrat anekënd botës, gjithçka është e mundur, prandaj vazhdoni t’i ndiqni ëndrrat tuaja dhe vazhdoni t’i shtyni barrierat”, ka shkruar Bebe në Twitter.
Two Albanian girls nominated for 2 Grammys. In my heart we already won. To all the Albanian girls and all the girls around the world, anything is possible so keep following your dreams and keep on breaking the mold. @DUALIPA @RecordingAcad pic.twitter.com/gq83rh6jXV
— Bebe Rexha (@BebeRexha) December 8, 2018
Dy shqiptaret e famshme do të jenë konkurrente me njëra-tjetrën në kategorinë për ‘Artistin/en më të mirë’.
Krahas këtij nominimi, Bebe së bashku me Florida Georgia Line, është e nominuar për ‘Performancën më të mirë në dyshe ose grup në zhanrin country‘, për bashkëpunimin “Meant to Be”.
Sa i përket Duas, edhe ajo ka një nominim të dytë, në kategorinë ‘Incizimi më i mirë dance’ për këngën “Electricity që e ka realizuar në bashkëpunim me “Silk City”, “Silk City”, ekipi i formuar nga dyshja Mark Ronson dhe Diplo. /Telegrafi/