Site icon Telegrafi

Bebe Rexha më patriote se kurrë, me shqiponjën në mes të Parisit (Foto)

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha e ka vërtetuar tashmë me dhjetëra herë krenarinë e saj që ka për prejardhjen shqiptare.

Në shumë prej koncerteve, Bleta bën shqiponjën me duar, teksa në disa prej ahengjeve familjare nuk ka hezituar as të kërcejë dhe të këndojë shqip.

Së fundmi, ajo ka treguar se ka vizituar qytetin e bukur të Parisit, ndërsa edhe atje simbolin e shqiponjës dy krenare nuk e ka harruar.

Lexo po ashtu Bebe Rexha stërvitet me këngën “Hitman” të Capital T (Video)

Në disa prej fotografive të publikuara në rrjetet sociale, Bebe Rexha shfaqet me kapele të kuqe në kokë dhe shqiponjën e zezë.

Pranë miqve të saj dhe familjarëve, Rexha pozonte plot krenari me kapelën e saj me imazhin e flamurit kombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version