Telegrafi

Bebe Rexha: Para se të bëhesha këngëtare, kam punuar si shitëse parfumesh

Bebe Rexha (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Ajo është sot një nga këngëtaret dhe kompozitoret më të famshme shqiptare në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Por artistja me origjinë nga Dibra, Bebe Rexha, dikur para se të bëhej e famshme, kishte punuar si një shitëse parfumesh në një dyqan në New York.

Këtë e ka treguar vet këngëtarja së fundmi, përmes disa pyetjeve të parashtruara në Instagram nga fansat, të cilave ajo iu është përgjigjur.

Bebe Rexha (Foto: Jean Baptiste Lacroix/Getty Images/Guliver)

Njëri nga ndjekësit i kishte shkruar 30-vjeçares: “Ku keni punuar para se të bëheshit një këngëtare profesionale?”.

Lexo po ashtu Bebe Rexha shpërndan videon e të moshuarit që jep këshilla të çuditshme për coronavirusin: Shqiptarët e mi mos e provoni këtë

“Kam punuar në “Saks Fifth Avenue”, kam shitur parfume”, ka qenë përgjigje e këngëtares shqiptare me famë botërore.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bebe Rexha, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, është lindur e rritur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por me kulturë shqiptare nga dy prindër shqiptarë.

I ati i saj, Flamur Rexha, është me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, teksa nëna e saj vjen nga Gostivari.

Bebe Rexha dhe dy prindërit e saj (Foto: Bukie Rexha/Instagram)

Bebe Rexha u mor me muzikë si e re, teksa famën më të madhe e arriti në vitin 2014 si kompozitore e hitit “The Monster” të kënduar nga Rihanna dhe Eminem, që më pas i hapi dyert drejt suksesit në tregun ndërkombëtar të muzikës. /Telegrafi/