Telegrafi

Bebe Rexha: Numri i pëlqimeve në Instagram, numri i miqve tuaj dhe i njerëzve që ke fjetur me ta, nuk iu definojnë ju

Bebe Rexha (Foto: Roy Rochlin/2018 Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksese të njëpasnjëshme.

Së fundmi, ajo performoi në MTV Europe Awards, ku performoi për fansat hitin e saj më të fundit, “I’m a mess”.

Bebe Rexha (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, pak ditë më parë, e njëjta së bashku me shqiptaren tjetër të famshme, Dua Lipa, u takuan së bashku në eventin e njohur “NRJ Music Awards”, në Kanë të Francës.

Lexo po ashtu Për vetëm brenda një jave u paraqit në tri evente botërore dhe u takua me patriotet e saj – Bebe Rexha, “ura e vetme e miqësisë” mes Dua Lipës dhe Rita Orës

Bebe Rexha është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi apo video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Bebe Rexha (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Duke qenë se edhe këngët e saj kanë gjithmonë një mesazh, këngëtarja kujdeset që të japë këshilla edhe përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo hodhi në Instagram një fotografi nga shënimet në telefonin e saj, ku motivonte fansat me një shkrim, duke iu treguar që të mos bëjnë gjithçka sipas numrave, sepse jeta nuk determinohet si e tillë.

“Për të gjithë: Numri në shkallë. Numri prapa postimit tuaj të fundit në Instagram. Numri i miqve që ju keni. Numri i personave me të cilët keni fjetur. Këta numra nuk iu definojnë ju. Ajo që ju definon ju nuk mund të matet”, janë fjalët e këngëtares shqiptare në Instagram.

Bebe Rexha pritet që brenda pak javësh të publikojë klipin e saj më të ri “Say my name”, në bashkëpunim me David Guettan dhe J-Balvin. /Telegrafi/