Telegrafi

Bebe Rexha nominohet për “I’m Good (Blue)” si ‘Bashkëpunimi më i mirë’ me David Guettan në MTV VMAs 2023

Foto: Screenshot/Instagram

Gjatë ditës së sotme (e martë) është shpallur lista e plotë e të nominuarve në MTV Video Music Awards 2023.

Siç është transmetuar, Taylor Swift kryeson me nominime, tetë në kategori të ndryshme.

E nominuar sivjet në MTV VMAs është edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo lajmin e ka ndarë me fansat në rrjete sociale duke thënë se u nominua për ‘Bashkëpunimin më të mirë’ për këngën “I’m Good (Blue” më David Guettan.

Lexo po ashtu MTV Video Music Awards 2023: Lista e plotë e nominimeve

“E nominuar në VMA për bashkëpunimin më të mirë me David Guettan”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Biondja vitin e kaluar ka qenë në rolin e prezantueses që po ashtu u mbajt në “Prudential Center” të New Jerseyt.

Ylli me origjinë nga Dibra kujtojmë se ka qenë fituese e një çmimi MTV Video Music Awards në vitin 2019. /Telegrafi/