Telegrafi

Bebe Rexha në moshën 29-vjeçare merr patent shoferin

Bebe Rexha (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e njohur shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka pasur një ditë të veçantë të martën.

Kjo pasi në këtë ditë, ajo ka arritur që edhe pse në moshën 29 vjeçare të marrë patentën e makinës.

Këtë gjë, bukuroshja shqiptare e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

“E mora patentë shoferin sot! Tytt tyt. Të gjithë ruhuni, Bebe është në rrugë”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu Mënyra se si shqiptarët mund të votojnë Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max në MTV VMA 2019

E njëjta në fotografi ka treguar patent shoferin e saj, me të cilin tani e tutje do të ketë mundësinë të vozisë e vetme veturën e saj.

Bebe Rexha përndryshe shumë shpejt do të sjell klipin e këngës “Harder” në bashkëpunim me Jax Jones.

Ajo është edhe e nominuar me dy projekte muzikore në ngjarjen e madhe MTV Video Music Awards, ndërsa pret të fitojë një nga çmimet e mbrëmjes. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Monica Schipper/Getty Images/Guliver)