Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha vazhdon të jetë në fokusin e mediave rozë.
Shpesh për sukseset në muzikë, por nganjëherë edhe për jetën e saj private dhe postimet e ndryshme në rrjetet sociale, Bleta (emri i saj i vërtetë), bëhet me apo pa dashje e përfolur.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar një mesazh për të gjithë ngacmuesit e saj dhe ata që e urrejnë.
Në një këmishë të bardhë në të cilën shkruhej “Mos e urreni masturbimin”, Bleta përcolli një mesazh shumë provokues për të gjithë armiqtë e saj.
“Ky është mesazhi im për të gjithë ngacmuesit dhe armiqtë. Dikush ka vendosur këtë citim në këmishën time. Më fal mami, Më fal babi”, shkruan këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/