Bebe Rexha tërhoqi vëmendjen me dekoltenë e saj të hapur e veshur me një korse dantelle gjysmë të tejdukshme, në një mbrëmje takimi me të dashurin e saj Keyan Safyari.
Me një palë pantallona lëkure të zeza, artistja e nominuar dy herë për çmimin “Grammy” ngriti temperaturat të hënën në Hollywood, jashtë koncertit të grupit Maneskin, shkruan DailyMail.
Këngëtarja e hitit “Meant To Be”, e cila i kishte lënë flokët e saj bionde të lëshuara lirshëm, e kishte kombinuar veshjen e saj me një palë çizme të gjata.
I dashuri i saj, themeluesi i “Moving Images Entertainment Inc”, kishte veshur një xhaketë të errët, bluzë gri dhe xhinse të grisura.
Rexha dukej në humor të mirë në daljen e saj me të dashurin, teksa qëndroi vazhdimisht pranë Safyarit.
Dyshja shijuan nga afër një interpretim të grupit Maneskin, të cilët janë edhe fitues të “Eurovision”-it të sivjetmë.
Përndryshe, Bebe Rexha dhe Keyan për herë të parë filluan të përfliteshin për një lidhje në mars të vitit 2020, pasi u panë të kapur për dore gjatë një nate në Los Angeles.
I dashuri i këngëtares shqiptare është kinematograf me profesion, dhe ka punuar për seriale të shumta si: “The Bachelorette”, “So You Think You Can Dance” dhe “MasterChef”.
Kjo dalje e përbashkët e çiftit vjen vetëm pak ditë pasi Rexha tregoi dukjen e saj për këtë Halloween, që ishte frymëzim nga filmi “Elvira: Mistress of the Dark”.
“Festa e Halloween-it mbrëmë si zonja e errësirës, Elvira”, shkroi ylli me prejardhje shqiptare në një sërë fotografish nga Halloweeni, të ndara me ndjekësit e saj në Instagram. /Telegrafi/