Site icon Telegrafi

Bebe Rexha merr vëmendje me flokët kuq e zi

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Ajo kohëve të fundit ka qenë duke eksperimentuar me flokët e saj, teksa prezantoi stile e ngjyra të ndryshme.

Megjithatë, krijuesja e hitit “Baby I’m Jealous” këtë herë solli një tjetër transformim në pamje.

31 vjeçarja mori vëmendje të madhe me flokët kuq e zi, të cilët e shfaqin në formë të mrekullueshme.

“Mirëmëngjes”, ka qenë përshkrimi krahas imazhit, të cilin e solli disa orë më parë sipas kohës lokale.

Lexo po ashtu Bebe Rexha me fotosesion të veçantë për “L'Officiel Australia”, flet për albumin e ri dhe shëndetin mendor gjatë pandemisë

Komplimentet rreth këtij ‘look-u’ atraktiv nuk munguan as nga 10.5 milionë ndjekësit që numëron në Instagram.

Dukjen e kompletoi me një grim ngjyrë violet teksa po ashtu kishte të veshur një triko të po së njëjtës ngjyrë.

Ndryshe, “Baby, I’m Jealous” në bashkëpunim me Doja Cat për një muaj ka kaluar shifrën e 31 milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version